Lajme

Rama viziton Mauzoleumin “Mustafa Kemal Atatürk”, nderon figurën e reformatorit të madh të Turqisë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Mauzoleumin “Mustafa Kemal Atatürk” në Anitkabir, Ankara, ku nderoi figurën e reformatorit të madh, lider i luftës turke për pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë.

Kryeministri vizitoi ambientet e këtij Mauzoleumi, si dhe ka një shënim në Librin e Shënimeve të vendosura në mjediset e Mauzoleumit “Mustafa Kemal Atatürk” në Anitkabir.

Kryeministri Rama po zhvillon sot një vizitë pune në Ankara, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe ministrja i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

/Shqip.com