Lajme Ballkan

Rama udhëton drejt Londrës, kjo është arsyeja e vizitës

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Nesër kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.

Në këtë vizitë në Londër kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak.

Një nga çështjet që do të diskutohet është ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:

Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës?

Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz?

Si mund t’i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve?

Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?, raporton Euronews.

/Shqip.com