Lajme

Rama: UÇK s’do mundet nga padrejtësia

Edi Rama dhe Hashim Thaçi
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Në ditën e dytë të gjyqit që po mbahet në Hagë për ish krerët e UÇK, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish duke ndarë një foto dhe mesazhin që ka përcjellë Hashim Thaçi, teksa i është drejtuar sot Gjykatës Speciale.

Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh!

Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkruan Rama krahas fotos ku është cituar një pjesë nga fjala e Thaçit.

Thaçi, duke iu drejtuar Gjykatës Speciale tha se ky do të jetë rrugëtimi drejt të vërtetës dhe drejtësisë. “E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza. Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim”. “Kur raporti i Dick Marty mbushi titujt e mediave me akuza të sajuara për trafik organesh nga unë dhe ushtria, unë kërkova që të hetohej nga gjykata ndërkombëtare në mënyrë të pavarur. Një Gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se “Shtëpia e Verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë. Gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr“.

Mbrojtja e ish presidentit mohoi të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale të prezantuara një ditë më parë. Avokati mbrojtës deklaroi se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.

“Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi se mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe Këshillin e Sigurimit. Por e kundërshton pretendimin se janë kryer nga udhëheqja e UÇK-së”.

/Shqip.com