Rama tregon shifrat: Rritje pagash për policët, punonjësit e sigurisë në burgje dhe zjarrfikësit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar “rritje historike të pagave”.
Ai para mediave ka bërë me dije shifrat e rritjes së pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, të burgjeve dhe të shërbimit zjarrfikës.
Rama tha se nga rritja që do të bëhet me dy hapa, një pjesë tani dhe një pjesë si sot një vit – ku përfitues do të jenë 12 mijë e 120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3 mijë e 566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve
“Paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500 lekë, për komisarin shtohen 21 mijë lekë dhe shkon 112 500 lekë. Për inspektorin e parë shtohet me 20 445 dhe shkon në 97 500.
Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë.
Për punonjësit e PMNZH-ve, do të përfitojnë 1181 punonjës. Drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë”.
Ai tha se të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.
/Shqip.com