Rama thotë se ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera deri në transformimin e madh
Publikuar:
(07.05.2024 16:33:49)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punimet në hapësirat e ish-ndërtesës së Gërmisë.

Rama ka thënë se kjo hapsirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore deri në transformimin e madh që do t’i bëhet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Artit.

“Hapësirat e ish ndërtesës së Gërmisë janë duke u pastruar e rregulluar. Kjo hapësirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore deri në transformimin e madh që do t’i bëhet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Artit”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com