Lajme

VIDEO/ Rama takon Elon Musk, njeriu më i pasur në botë: Dua të vizitoj Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të Festivalit të Politikës Atreju 2023, me ftesë të Kryeministres Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk.

Ky i fundit ishte gjithashtu i ftuar në këtë event dhe gjatë takimit me kryeministrin Rama shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë.

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!” – u shpreh Musk.

“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh” – e ftoi Rama.

Sipas Forbes, CEO i Tesla, Elon Musk është njeriu më i pasur në botë me një pasuri me vlerë rreth 238 miliardë dollarë.

Musk është gjithashtu CEO i SpaceX, firma e eksplorimit të hapësirës dhe pronar i rrjetit social Twitter (TWTR) i cili së fundmi ka marrë emrin “X”.

/Shqip.com