Lajme

Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadiku, sot kanë vizituar lokacionin ku pritet të ndërtohet Spitali i Prishtinës.

Ai ka thënë se janë duke bërë të gjitha përgatitjet dhe analizat e nevojshme për ketë projekt.

“Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit”.

Tutje ai ka shtuar se punimet për ‘Spitalin e Kryeqytetit’ janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023./SHQIP.com