Lajme Ballkan

Rama: Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur lidhur me situatën e sigurisë në Shqipëri.

Sipas Ramës, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet, por që duhet të punohet edhe më shumë në këtë drejtim.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Ersekë, raporton Abcnews.

“Shqipëria vërtet ka vrasje, por sot Shqipëria e këtij viti ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet. në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit para se sa ne të merrnim detyrën. Unë e kuptoj shumë mirë që e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. Ne kemi shumë për të bërë sepse i kemi rritur mundësitë, kemi rritur ekonominë dhe pagat, por dhe të tjerët rriten nuk rrinë në vend” është shprehur Rama.

Më tutje Rama është shprehur se të krahasosh Shqipërinë sot me atë të disa viteve do të thotë që ose je totalisht i verbuar nga urrejtja, ose je totalisht i padëshiruar për të kuptuar të vërtetën.

/Shqip.com