Lajme

Rama: Sheshi do zgjatet deri tek Posta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Sot në Prishtinë u ndezën dritat për festat e fundivitit.

Në ndezjen e dritave morri pjesë edhe i pari i kryeqitet, Përparim Rama.

Ai deklaroi se pas datës 8 janar, rruga “Xhorxh Bush”, do të lirohet për qarkullim por vetëm për autobusë, taxi dhe emergjenca.

”Deri më 8 janar do të jetë i hapur vetëm për qytetarë, ndërsa pas 8 janarit, do jetë i hapur edhe për transport publik pra për autobusë, emergjenca dhe për taksi. Normal me një shpejtësi shumë të zvogëluar. Sepse normal jemi duke bërë përpjekje ta heqim krejtësisht asfaltin e ta zëvendësojmë me transformu gjithë këtë zonë me material specifike për këmbësorë, ku qytetarët do të jenë më të sigurt për ta shfrytëzuar këtë pjesë të kryeqytetit”, tha Rama në Klan Kosova.

Më tutje Rama tha se ky shesh i ri do të vazhdojë zgjatjen deri tek Posta.

/Shqip.com