Lajme

Rama: Sezoni turistik solli mbi 1 miliard të ardhura, fton të rinjtë që të merren me agroturizëm

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se gjashtë mujorin e par të këtij viti, Shqipëria ka fituar më shumë se 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Siç ka raportuar Abc News Albania, Rama këtë e tha gjatë fjalisë së tij në bilancin e sezonit turstik veror ku qyteti që ka pasur më shumë turist është Tirana.

“Vetëm në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura nga turizmi, pothuajse dyfishin e vitit të ardhshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5 milion e 600 e ca mijë që është e barabartë me 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë”, tha Rama.

Rama tha se të ardhurat gjatë sezonit të verës ishin surprizë për ata.

“Dihet që hoteleria është një sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv në fillim dhe durim vit pas viti për të nxjerrë fitimi. Ne kemi pasur një sezon surprizues edhe për ne që ishim përgatitur për të pasur një sezon të mirë. Realisht sezoni ishte surprizues për sa i përket sulmit të ardhurave për ekonominë”

Krahas kësaj, Rama ju ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga Shqipëria por të investojnë në agroturizëm.

“Të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit, në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur, mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Këtë nuk e them bazuar në një ëndërr, por bazuar në ato që kam parë. Të gjithë ata që duan të bëjnë një agroturizëm ne jemi gati t’i mbështesim”, tha Rama.

Rama tha se të gjithë ata që të tashmë e kanë bërë një gjë të tillë po fitojnë më shumë se sa do të fitonin nga një punë e bardhë apo e zezë diku tjetër./Shqip.com