Lajme Ballkan

Rama: Serbia nuk i ka kapacitetet për të sanksionuar Rusinë

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Serbia nuk i ka kapacitet për të sanksionuar shtetin e Rusisë.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama deklaroi se do donte që Serbia të vendoste sanksione, por sipas tij, kjo do të sillte më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë, raporton Euronewsalbania.

“Serbia nuk i ka kapacitetit për ta sanksionuar totalisht Rusinë. Nuk ka as kapacitetet teknike për të jetuar pa gazin rus, as kapacitetet financiare për t’i mbijetuar kësaj. Dhe fakti që Serbia ka votuar 3 herë rresht në Kombet e Bashkuara për ta dënuar agresionin, madje edhe për ta përjashtuar Rusinë nga Komitetit i të Drejtave të Njeriut, kjo do të thotë shumë”, është shprehur Rama.

Sigurisht që unë do të doja që Serbia ta sanksiononte Rusinë, por unë mendoj që kjo do të sillte shumë më tepër probleme sesa do ta dëmtonte Rusinë, ka shtuar më tutje Rama.

Kryeministri Edi Rama është duke qëndruar në Beograd në kuadër të Samitit “Open Ballkani”./Shqip.com