Lajme

Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka treguar se janë hedhur hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme kulturore të kryeqytetit, Sallën Koncertale dhe Muzeun e Artit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se është takuar me arkitektin botëror, Kengo Kuma ku ka diskutuar detajet e fundit për realizimin e këtij projekti drejt transformimit të Prishtinës.

“Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern. Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com