Lajme

Rama: Rajoni i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur lajm të mirë progresin e idesë së tij për konferencë të nivelit më të lartë për Kosovën, të cilën e ka mbështetur edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Rama në një postim në Twitter, ka thënë se politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit.

“Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel”, ka shkruar Rama.

Rama thotë se “politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë në Veriun e Republikës”.

/Shqip.com