Rama: Qeni që sulmoi tre mjekët në QKUK është dërguar në mbajtje

Qeni që sulmoi tre mjekë në Qendrën Klinik dhe Universitare të Kosovës, është zënë dhe është dërguar në mbajtje.
Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili ka folur për problemin e qenve endacakë, duke thënë se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për këtë çështje në kryeqytet, janë duke u përpjekur për të bërë zgjidhje.
“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët e QKUK-së. Faktikisht, aty veçse është zënë qeni dhe është parë që s’ka qenë i trajtuar. Ka ardhur prej dika dhe tash ai është në mbajtje dhe në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si i tillë”, ka thënë Rama.
Rama tha se me këtë problem duhet të merren edhe komunat e tjera meqë qentë vijnë edhe prej komunave të afërta.
Gjatë ditës së djeshme tre mjekë të QKUK-së u sulmuan dhe për këtë rast Rama tha i vjen keq derisa tregoi edhe se çka ndodhi me qenin që i sulmoi ata./Shqip.com