Lajme Ballkan

Rama publikon fotot e nënshkrimit të marrëveshjes për dronët Bayraktar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foto nga nënshkrimi i marrëveshjes për dronët Bayraktar.

Krahas fotove të publikuara Rama ka dhënë edhe detaje lidhur me këtë marrëveshje

“MIRËMËNGJES, dhe me momentet e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve të famshëm Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura, ju uroj një ditë të mbarë” ka shkruar Rama.

Po ashtu edhe Kosova e ka në agjendë dhe po zhvillon punime për çështjen e blerjeve të dronëve të prodhimit turk, Bayraktar.

Foto nga momenti i nënshkrimit

Kështu tha për agjencinë shtetërore të lajmeve turk Anadolu, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka.

Ai tha se çdo blerje e armëve “do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”.

Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Turqi, më 26 shkurt të këtij viti kishte vizituar fabrikën e prodhimit të dronëve Bayraktar.

Bayraktar (Flamurtar) është një dron relativisht i lirë, që për herë të parë ka fluturuar më 2014. Dronët e tillë të llojit TB2, përdoren nga ushtritë e disa shteteve dhe janë dërguar edhe në Ukrainë për të ndihmuar forcat e Kievit që të luftojnë kundër pushtimit rus.

/Shqip.com