Lajme Ballkan

Rama poston foto nga plazhi publik i Himarës: S’ka pagesa për turistët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kritikat për çmimet e larta në jug të vendit ka bërë që të reagojë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ka postuar një foto nga Himara.

Rama është shprehur se këtë sezon bashkë me pastërtitë janë të garantuara edhe hapësirat publike.

“Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike”, ka shkruar Rama.

Plazhi i Himarës

Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se tashmë plazhet menaxhohen nga ana e Bashkësisë.

Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët, ka shtuar më tutje Rama./Shqip.com