Lajme

Rama: Politikat e reja do jenë që studentët e mjekësisë të mos largohen

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte në Spitalin e ri Qëndror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , ku nuk harroi të përmendte studentët e mjekësisë si edhe fenomenin e largimit të tyre.

Nisur nga ky largim masiv i tyre ai bëri me dije se janë gati politikat që do të bëjnë që këta studentë të qëndrojnë në Shqipëri.

“Dhe për këtë arsye, ne do të kombinojmë disa masa detyrimisht dhe patjetër që ne nuk mund ta vazhdojmë, e kam thënë disa herë dhe po e përsëris, përpara se të formësojmë edhe një politikë të caktuar për këtë, në vijim, që të financojmë studimet në mjekësi me një ndarje me studentët që është absolutisht e kuptueshme, tërësisht e pranueshme kur studentët qëndrojnë në Shqipëri”, tha ndër të tjera Rama.

Tutje, ai deklaroi se është e vështirë që mjekët të mbahen në vend pa dëshiren e tyre, por premtoi se do të bëhet një politikë e diferencuar e kostos.

“Patjetër që ne nuk mund të ndalojmë lëvizjen e lirë dhe nuk mund të mbajmë askënd me zor në Shqipëri, por ama, do të bëjmë një politikë tërësisht të diferencuar të kostos dhe të tarifës, në raport me angazhimin dhe me konkretizimin e angazhimit për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohe të caktuar, jo përgjithmonë, por për një periudhë kohe të caktuar dhe kjo është gjëja më normale”, tha Rama.

/Shqip.com