Lajme

Rama përcjell me përqafime Bill Clintonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell me përqafime ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen që iu bë ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Clinton, i është drejtuar popullit shqiptar me mesazhe falënderues nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij ai tha se do ta ruajë këtë kujtim si një thesar gjithë jetën e tij, teksa shtoi se ndeshet shpesh me shqiptarë në jetën e tij të përditshme në New York.

“Jam pa fjalë! Po të kisha gjykim të shëndoshë nuk do thoja asgjë. Kryeministër ministra, zyrtarë, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për një moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh, si po shkon, sepse gjithmonë doja që të vija. Dhe ndjej që edhe pse jam një qytetar privat, pas asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan.

Për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë dhe kundërshtive tona fetare, pavarësisht, ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Unë dhe Hilary jetojmë në New York që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Nuk bëj të eci rrugës pa i parë”, tha Clinton.

/Shqip.com