Lajme

Rama për Manifestan: Prishtina është bërë qendër e artistëve me renome botërore

Manifesta 14 mbrëmë bëri hapjen solemne të organizimit më të madh të artit dhe kulturës në Evropë.

Lidhur më këtë, i pari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur se ai ndihet i priviligjuar që Prishtina është organizatore e këtij eveti.

“Prishtina është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që mirëpret një bienale të nivelit të tillë, prandaj për mua si Kryetar i Kryeqytetit, është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës, Prishtina është bërë qendër e artistëve me renome botërore.

“E tërë vëmendja e mijëra gazetarëve nga mediat më prestigjioze botërore është kthyer kah Kryeqyteti, i cili është bë qendër e artistëve me renome botërore, të cilët artin e tyre e kanë sjell këtu për qytetarët tanë.Prishtina po vizitohet nga vizitorë të të gjitha shteteve të botës, jo kalimthi si shtet ballkanik, por si referencë primare, si qytet i artit, arkitekturës dhe si qytet i bienaleve me nam ndërkombëtar”, ka shtuar më tutje Rama.

Uroj ta shijoni programin e Manifesta 14, i cili është i hapur nga sot, për 100 ditë, nga e marta në të diel, nga ora 10:00 – 20:00, pa pagesë , është shprehur Rama./Shqip.com