Lajme Ballkan

Rama pas takimit me Begaj: Folëm për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe ndryshimet e ambasadorëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj.

Pas takimit Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se kanë folur për  mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe ndryshimet e ambasadorëve.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, ka shkruajtur Rama.

Pas takimit, kryeministri u ndal te Pallati i Kongreseve ku mblodhi drejtuesit e institucioneve. Të pranishëm ishin dhe ministra dhe deputetë.

/Shqip.com