Lajme

Rama: Pas renovimit të shkallëve, lagjja “Dardania” duket më bukur

Pas renovimit të shkallëve në lagjen “Dardania”, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se tani duket më bukur.

Tutje, ai ka thënë se, pas më shumë se 40 vjetësh shkallët te “Posta e Madhe” në këtë lagje kanë marrë pamje tjetër.

“Pas më shumë se 40 vjetësh shkallët te “Posta e Madhe” në këtë lagje kanë marrë pamje tjetër, janë renovuar tërësisht, e shumë shpejt do të vendoset ashensori për t’ua mundësuar qasjen personave me aftësi të kufizuar dhe nënave me karrocë fëmijësh”, ka shkruar Rama në Facabook.

Po ashtu, ai ka thënë se, e kemi shtuar gjelbërimin dhe e kemi ndriçuar gjithë zonën.

/Shqip.com