Lajme

Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e kryeqytetit. Ai ka njoftuar se gjatë gjithë ditës do të prezantojnë një sërë projektesh  për Prishtinën.

“Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka theksuar se këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e kryeqytetit, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë.

Postimi i plotë:

🤩E nisëm mëngjesin mbarë.

Projektet e shumta që transformojnë Prishtinën tonë, po i prezantoj para pronarit Avni Orllati, pronar i Kompanisë “Orllati”, një emër i njohur në skenën botërore për investimet e saj miliardëshe në fushën e ndërtimit. 

Por jo vetëm kaq!

Të dashur qytetarë,

Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh  për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës.

Këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e qytetit tonë, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë.

#prishtina2030💙

/Shqip.com