Lajme

Rama: Nuk mund të lejojmë që zhvillimet në veri të ndikojnë keq në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqiprisë Edi Rama, është paraqitur në një konferencë të përbashkët me kryediplomatin e Bashkimit Evropian Josep Borrell.

Rama u shpreh i lumtur për lirimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia, teksa foli edhe për situatën në veri.

Ai tha se nuk mund të lejohet që zhvillimet atje të ndikojnë për keq në rajon.

Jam shumë i gëzuar që më në fund tre policët u liruan dhe tani ne kemi nevojë që të kemi de-eskalim të situatës. Urgjentisht. Shqipëria është e përkushtuar që të punojë me aleatët e saj që kjo situatë të ketë ndikim në rajon, në mënyrë e keqe sepse kemi shumë gjëra dhe kemi shumë të tjera për të bërë. Kemi bërë shumë progres”, tha Rama.

/Shqip.com