Lajme

Rama: Nuk do të ketë më probleme me ndriçim publik

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se Prishtina tash e tutje nuk do të ketë problem lidhur me ndriçimin publik.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Rama ka informuar se tashmë është nënshkruar kontrata për mirëmbatjen e sistemit.

Foto nga intervenimet

“Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim” ka thënë Rama

Foto nga intervenimet

Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, vizituam 3 lokacionet e reja ku kemi stabilizuar ndriçimin thuhet më tutje nga Rama./Shqip.com