Lajme Ballkan

Rama nis vizitën zyrtare në Japoni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në shtetin e Japonisë.

Kjo vizitë e Ramës në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

Rama do të qëndrojë në Tokyo, Japoni, nga datat 21 deri në 25 Shkurt.

/Shqip.com