Lajme

Rama nis vizitën në Japoni, zhvillon disa takime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po qëndron për një vizitë disa ditore në Japoni.

I pari i kryeqytetit, u takua me zëvendës-ndihmës ministrin për çështje Evropiane, Kimitake Nakamura, me të cilin, siç njoftoi vetë kryetari Rama, bisedoi për fusha të bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe institucioneve të shtetit japonez, derisa e falënderoi atë për ndihmën e pakursyeshme të qeverisë japoneze.

“Informova Nakamura për iniciativën për të emërtuar parkun e ri në ‘Arbëri’ me emrin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Sot nisa vizitën zyrtare disa ditore në Japoni me një takim të përzemërt me Zëvendës Ndihmës Ministrin për Çështjet Evropiane, z. Kimitake Nakamura, të cilin fillimisht e falënderova për ndihmën e pakursyeshme të Qeverisë së Japonisë. Më tutje biseduam për fusha të reja të bashkëpunimit ndërmjet Kryeqytetit dhe institucioneve në Japoni.

Informova z. Nakamura për iniciativën për të emërtuar parkun e ri në “Arbëri” me emrin e ish Kryeministrit japonez “Shinzo Abe” në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës po ashtu patëm takim edhe me z. Masaaki Take, kryetar i  qytetit Minato në Japoni. Biseduam për vendosjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të Prishtinës e Minatos, në veçanti në fushat e teknologjisë informative, komunikimit, të artit dhe kulturës.  Ndër të tjera u dakorduam të fillojmë me vizita reciproke të artistëve të njohur nga të Prishtinës dhe Minatos.

Falënderoj Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z.Sabri Kiçmari i cili ishte me ne gjatë vizitave.

/Shqip.com