Lajme

Rama: Nëse policët nuk lirohen, kjo do jetë java e rikthimit të akullit me Serbinë  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar “ngrirje” të marrëdhënieve me Serbinë në rast se policët e marrë peng në Veri të Kosovës nuk lirohen.

Nëse Serbia nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim, Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa. Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ndryshe, ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, të parashikuar për t’u mbajtur në Gjakovë.

/Shqip.com