Lajme

VIDEO/ Rama në Turqi, Erdogan e pret me ceremoni zyrtare

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Delegacioni shqiptar u mikprit me nderime të larta teksa u ekzekutuan himnet e të dyja vendeve.

Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre dhe më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve.

Rama dhe Erdogan do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp si dhe do të firmosin disa marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

/Shqip.com