Lajme

Rama në OKB: Kjo asamble s’është e plotë pa Republikën e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se kjo asamble nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa Republikën e Kosovës, njofton Shqip.com.

Kështu është shprehur ai derisa ka bërë thirrje për njohjen dhe pranimin e Kosovës.

“Historia e Kombeve të Bashkuara është histori e zgjerimit të pandërprerë. Nisi me 50 anëtarë në San Franciso dhe tani jemi 193. Megjithatë, kjo asamble e madhe s’është e s’do të jetë e plotë pa një nga shtetet e rajonit tonë – Republikën e Kosovës”, ka thënë Rama.

Ai më tej bëri rikujtoi se shteti i Kosovës ka lindur me ndihmën e ndërkombëtarëve, teksa ka shtuar se çështja s’do të përfundojë pa e kuptuar të gjithë se “një Kosovë e pavarur e sovrane është realitet që ka sjellë stabilitet në rajon që 13 vjet”.

“Kjo punë duhet të përfundoj dhe dua ta përsëris këtë thirrje se realiteti na ka treguar të gjithëve që do ta shohë se një Kosovë e pavarur, sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vjetësh që ka kontribuar të shkëputemi nga e shkuara e hidhur dhe është pjesë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur ai. .

Sipas Ramës, Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen mes dy shteteve.

“Çdo ditë pa një marrëveshje të tillë është një ditë e humbur, një ditë që do u vidhet të rinjve në të dyja vendet, një ditë që u hiqet së ardhmes së përbashkët”.

“E them miqësisht por me bindje, vetëm maturia dhe kuraja, vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, përfundoi Rama. /Shqip.com