Lajme

Rama në Madrid në Këshillin e Internacionales Socialiste: Morëm vendime të rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez.

Rama ka postuar në facebook një sërë fotosh nga ky aktivitet ku tha se u morën një sërë vendimesh të rëndësishme.

Në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste ku nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, morëm një sërë vendimesh të rëndësishme”, thotë kryesocialisti.

Me moton “socializmi që fiton”, duket se krerët e partive të majta në Europë janë të përkushtuar në koordinimin me njëri-tjetrin.

/Shqip.com