Lajme

Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp nga Italia, ku po mbahet panairi i verës së “Open Balkan” së bashku me Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovacevskin, u shpreh se mosmarrëveshjet më të mëdha mes Shqipërisë dhe Serbisë lindin kur flitet për Kosovën.

Rama foli po ashtu edhe për takimin që pati pak ditë më parë në Tiranë me kryeministrin Kurti, ku zbuloi se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë, raporton Abcnews.

“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë”, tha Rama.

“I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen”, tha tutje Rama.

/Shqip.com