Lajme

Rama: Meta-Berisha rrezik për vendin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkeled Alibeaj.

Duke vijuar skenarin që ndjek prej nisjes së fushatës, Rama ka shigjetuar vetëm dyshen Berisha – Meta që sipas tij janë rrezik për vendin ndërsa Alibeaj ka vulën, por jo të ndenjura për t’i qëndruar betejës.

“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri. Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës.

Flasin ata, se janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjë dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të dy duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim për vota”, tha Rama.

I pyetur, Rama tha se kjo fushatë nuk është një parapërgatitje e tij për një mandat të katërt.

“Nëse i referohesh faktit që në fokus është Salikja, është se Shqipëria është në një kthesë të madhe. Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar ndërkombëtarisht. Tani kur ata thonë që ky individ, është i padëshirueshëm për ne, do të thotë që është për të gjithë perëndimin dhe këto individë, që kanë dhe problem të rënda me drejtësinë, tërheqin zvarrë njerëzit duke bërë spektakël me përralla.

Një 80 vjeçar që tregon përralla dhe merr nëpër gojë ambasadoren amerikane, jo u futën, jo dalin, është degradim i madh dhe kërcënim, se kur vjen puna të bashkitë është pengmarrje. Kandidatët e tyre gjëja më absurde që kam parë”, tha Rama.

/Shqip.com