Lajme

Rama mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Nishanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish- Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Përmes një postimi në Facebook të cilin e ka shoqëruar me foton e Nishanit, Rama ka shprehur ngushëllime edhe për familjen e Nishanit.

“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, ka shkruar Rama.

Bujar Nishani ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, ai ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare. Gjendja e tij shëndetësore kohëve të fundit ishte përkeqësuar shumë./Shqip.com