Lajme

Rama: Me gjithë kapacitetet tona jemi të gatshëm t’u dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë gjatë mbrëmjes së shtunës në Pejë, pas vërshimeve të shiut.

Rama deklaroi se janë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, shkroi Rama.

“Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës“.

/Shqip.com