Lajme

Rama mbledh në Shkodër qeverinë, shkojnë edhe 4 kryebashkiakë të djathtë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot (9 mars) kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.

Sipas agjendës së parashikuar, takimi i zgjeruar pritet të nisë në rreth orës 10:00 dhe do të çelet me fjalën e vetë kreut të Qeverisë.

Pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.

Ndërkohë, në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.

Në fund do jepen edhe disa propozime për problematikat e paraqitura në këtë mbledhje, ndërsa takimi do mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e kryeministrit Rama.

/Shqip.com