Lajme

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, zbardhen detaje nga takimi

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë rozë me drejtuesit e qarqeve.

Ky takim kishte në fokus procesin e rienergjizimit të partisë.

50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin që do mbahet në muajin qershor është prioriteti i vendosur nga Partia Socialiste.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

/Shqip.com