Lajme

Rama pas operimit lëshohet nga spitali

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikal për heqjen e apendicitit, që iu nënshtrua mëngjesin e ditës së hënë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

Kreu i qeverisë raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por protokolli mjekësor e bëri të nevojshëm qëndrimin e tij 24 orë në spital.

Rama pritet të qëndrojë në shtëpi dhe 2-3 ditë të tjerë përpara se të rinisë nga puna, teksa fushata zgjedhore ka nisur prej disa ditësh.

Kryeministri Rama shkoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spital pasi vuante nga apendiciti akut, të cilin, sipas mjekut Arben Gjata e hoqi me laparoskopi.

/Shqip.com