Lajme

Rama: Kodra e Trimave shumë shpejtë me një park të ri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Lagjia Kodra e Trimave shumë shpejtë do të bëhet me një park të ri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Kodra e Trimave. Shumë shpejt me një park të ri rekreacioni, një ndër projektet e shumta në kuadër të rigjenerimit të kësaj lagjeje” ka shkruar Rama.

Foto nga lagjia Kodra e Trimave, hapësira ku pritet të ndërtohet parku

Po ashtu Rama ka publikuar edhe hapësirën se ku pritet të ndërtohet parku i ri në këtë lagje.

/Shqip.com