Lajme

Rama kërkon sqarime të menjëhershme nga OKB-ja rreth emërtimit të Kosovës

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar një postimi të publikuar nga faqja zyrtare e OKB-së në rrjetin Twitter.

Ai ka shkruar se mënyra se si OKB-ja i është referuar “Marrëveshjes së Kosovës me Serbinë” është gabim dhe se do ishte e papranueshme nëse është përdorur qëllimisht.

Për më tepër, i pari i qeverisë shqiptare, ka kërkuar sqarime të menjëhershmë nga OKB-ja lidhur me këtë referencë, të cilën Rama e quan “gabim serioz”.

/Shqip.com