Lajme

Rama kalon ditën në Prizren, flet për energjinë pozitive të njerëzve

Edi Rama gjatë vizitës n'Prizren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së sotme ka qëndruar në qytetin e Prizrenit.

Rama gjatë kësaj vizite është mahnitur me pozitivitetin e njerëzve.

“Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, ka shkruar Rama.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme në Shqipëri është zhvilluar një protestë nga ana e opozitës të cilët kanë kërkuar largimin e Ramës nga pozita e kryeministrit.

/Shqip.com