Rama ia thotë në sy: Tony Blair është arsyeja kryesore përse u bëra Kryeministër
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/02/Rama-Tony-Blair.jpg)
Edi Rama ka qenë pranishëm në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.
Duke folur në panel, Rama deklaroi se Tony Blair ishte arsyeja se pse ai i ishte bërë kryeministër. I pranishëm në panel ishte edhe vetë kryeministri britanik.
“Dua të korrigjoj diçka. Dua t’i them auditorit, që s’do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër.
Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo.
Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka”, tha ai.
/Shqip.com