Kulturë

Rama i dhuron Rita Orës çelësin e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar këngëtares kosovare me famë botërore, çelësin e kryeqytetit.

Prezent në këtë ngjarje, qe edhe ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë!

/Shqip.com