Lajme

Rama: Hashim Thaçin do ta kishim votuar për president të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste është pyetur edhe për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Rama ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të ishte një kandidat i shkëlqyeshëm.

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ça procesi është”, tha Rama para gazetarëve.

Hashim Thaçi së bashku me disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë që nga viti 2020.

Aktakuza ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ata akuzohen për “krime lufte të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë”./SHQIP.com