Lajme

Rama: Hapësirat publike pranë tregjeve lirohen pas datës 24 korrik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari I Komunës së  Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se hapësirat publike pranë tregjeve do të lirohen pas datës 24 korrik.

“Sot filloi largimi i konstruksioneve pa leje në hapësira publike dhe njësoj do të ndodhë edhe me shitësit ambulantë pas datës 24 korrik!”, ka thënë Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Po ashtu Rama ka folur edhe niher për shkarkimin e kryeshefit të Kompanisë “Pastrimi”.

“Sot, u shkarkua Kryeshefi Ekzekutiv i KRP “Pastrimi” për shkak të keqmenaxhimit të kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme publike”, ka thënë Rama.

Hapësirat publike do ti kthehen qytetarëve, ka shtuar më tutje Rama./Shqip.com