Lajme

Rama: Hapësirat e uzurpuara nga makinat duam të ua kthejmë qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama për Ditën e Evropës ka folur për problemet me të cilat ballafaqohet kryeqyteti i Kosovës ndër të cilat numri i madh i makinave.

Rama për SHQIP.com ka thënë se Prishtina duhet të lirohet nga kolonat e automjeteve dhe të transformohet në një kryeqytet të gjelbër.

“Qëllimi ynë është që të krijojmë staza të mirëfillta për biçikleta, për trotineta. Pra të marrim hapësira që tash janë të okupuara nga makinat nëpër cdo cep të kryeqytetit. T’i marrim ato mbrapa të ua kthejmë ato qytetarëve të Prishtinës. Ta ndijnë veten të shlirë që të ecin shlirë edhe vet edhe me fëmijët e tyre. Qyteti të ju kthehet qytetarëve të Prishtinës”, u shpreh Rama.

Theksojmë se Komuna e Prishtinës më 24 dhe 25 prill ka testuar shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për automjetet.

Lexo edhe:
Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet

Njëra korsi ishte dedikuar për vetura kurse korsia tjetër për këmbësorët.

Gjatë kësaj periudhe ishin shkaktuar kolona të gjata në trafik./Shqip.com