Lajme

Rama flet për konfliktin Izrael-Hamas dhe rrezikun në Ballkan: S’duhet të biem pre e konfrontimeve

Kryeministri Edi Rama iu bashkua virtualisht punimeve të Këshillit të Atlantikut me fokus sfidat e rajonit dhe perspektiva europiane.

Kreu i qeverisë nënvizoi rrezikshmërinë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në botë. II

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme, sepse Hamasi dhe ata që e mbështesin janë agjentë të vërtetë kaosi. Dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme mund të ndikojë dhe në rajonin tonë nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe nuk bëjmë gjënë e duhur për ta mbajtur jashtë këtë konflikt”, tha Rama.

“Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve por të trefishojmë përpjekjet për të normalizuar dhe bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasje i autoriteteve të Kosovës duke pranuar në parim asociacionin.

Kryeministri dhe qeveria e Kosovës dëshmuan vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

/Shqip.com