Rama: Është turp për BE-në për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është turp për Bashkimin Evropian mosliberalizimi i vizave për kosovarët.
“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë. Ata kanë jetuar më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë”.
“Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura apo çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu?”, ka thënë Rama në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”.
Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në./Shqip.com