Lajme

Rama: Ekipet janë në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet janë në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia në Prishtinë.

Gjithashtu, Rama, ka bërë të ditur se është largaur lisi i rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe është pastruar zona.

“Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut. Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën. Faleminderojmë punëtorët nga @Hortikultura për reagimin e shpejt!”, ka shkruar Rama në Facebook.

/Shqip.com