Lajme

Rama e viziton Greqinë

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou

Serinë e takimeve në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nisi në Parlamentin e Greqisë nga ku u prit prej kryekuvendarit, Kostas Tasulas.

Tasulas ka thënë se e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

“Vlerësoj miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve tanë, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Mbështes vendin tuaj në rrugëtimin drejt BE-s nga ku vendet anëtare gëzojnë benefite”, u shpreh Tasulas.

Rama e  falënderoi kryetarin e parlamentit të Greqisë për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën evropiane të Shqipërisë.

Takimet i pari i ekzekutivit në Shqipëri, i vazhdoi me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou, e cila tha se beson që do të zgjidhen disa çështje mes dy shteteve.

“Të dy vendet tona bashkëpunojnë më së miri sikurse edhe në organizmat ndërkombëtare. Vendi im është një mbështetës i flaktë i rrugëtimit tuaj evropian dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Do të vijojmë të bashkëpunojmë e t’ju ndihmojmë drejt kësaj rruge. Përcaktimi zonave detare dhe çështjeve që kanë mbetur pezull mes dy vendeve besoj që do të ndihmojnë në këtë drejtim”, u shpreh Sakellaropoulou.

Rama tha në këtë takim se “vetëdija dhe pikë-shikimi i këtyre marrëdhënieve si njerëzit e zakonshëm na kanë bëre edhe ne politikanëve ti shikojmë  ndryshe.

/Shqip.com