Lajme

Rama e shpalli investitor strategjik, SPAK sekuestron pronat e bashkëshortit të Olta Xhaçkës në Dhërmi

SPAK ka vendosur sekuestrimin e një sipërfaqe prej mbi 5512 metër katrorë në Gjilekë të Himarës.

Mësohet se vendimi është marrë pas zhvillimit të hetimeve për falsifikimin e dokumenteve.

Bëhet fjalë për sipërfaqen mbi të cilin Artan Gaçi, bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka parashikon të të ndërtojë hotelin me të cilin ai u shpall investitor strategjik.

Dosja është hapur pas padisë që paraqiti në prokurorinë e posaçme Fredi Beleri i cili ndodhet në proces gjyqësor me akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet e 14 majit ku rezultoi fitues.

Madje edhe vetë Gaçe është marrë në pyetje nga prokurori mbi këtë çështje ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera për dëshmitë që ai ka dhënë.

Po ashtu në pyetje është marrë edhe kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro.

Edhe opozita në parlament ka ngritur akuza mbi mënyrën e marrjes së titullit investitor strategjik.

Për këtë çështje u krijua dhe një komision hetimor, i cili ende nuk ka përfunduar raportin mbi të cilin demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të deputetes.

/Shqip.com